Feronikeli me lehtësi, Gjilani pësoi fiasko!

Futboll

Feronikeli me lehtësi, Gjilani pësoi fiasko!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 14:20
Pamje nga një ndeshje e Feronikelit

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi me lehtësi e mposhti me rezultat bindës 3:0 Dukagjinin në Klinë, në ndeshjen e vlefshme të tetës së finales së Digital Kupës së Kosovës në futboll. Feronikeli luajti me tërë arsenalin dhe nuk lejoi ndonjë befasi siç ndodh shpesh në ndeshjet e Kupës.

Golat i shënuan:  Astrit Fazliu (46’), Albutrint Morina (53’) e Kastriot Rexha (57’). Ndërkaq, Gjilani pësoi fiasko me rezultat 3:0 në Therandë nga Ballkani. Gjilani dëshpëroi, kurse Ballkani bëri lojë shumë të mirë dhe siguroi kalimin më tutje.

Gjithçka përfundoi në 45 minutat e parë, kur shënoi Blendi Baftiu (9’ e 38’) dhe Visar Berisha (43’). Blendi Baftiu ka treguar lojë jashtëzakonisht të mirë dhe fal tij Ballkani ia doli të shkoi më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat