Pogba pritet të largohet në janar nga Unitedi

Futboll

Pogba pritet të largohet në janar nga Unitedi

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 14:28
Paul Pogba

Marrëdhënia e Paul Pogbas me trajnerin e tij Jose Mourinho është aq e keqe sa që mesfushori francez mund të largohet në afatin kalimtar të janarit nga Old Traffordi, raporton Tuttosport.

Fituesi i Kupës së Botës është lënë në stol në dy ndeshje radhazi dhe ekipi luajti në një nivel më të lartë, veçanërisht në fitoren prej 4 me 1 ndaj Fulhamit.

Pas raportimeve se Mourinho e kishte quajtur Pogban “virus” para gjithë bashkëlojtarëve të tij në dhomën e zhveshjes, tani raportet e tyre duket se janë përkeqësuar edhe më tepër.

Dhe pas kësaj përplasje të fundit gazeta italiane raporton se Pogba mund të largohet në janar nga Unitedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat