Çfarë po ndodh me Dembele, përsëri me vonesë në stërvitje

Futboll

Çfarë po ndodh me Dembele, përsëri me vonesë në stërvitje

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 15:06
Foto

Një ditë pas paraqitjes fenomenale kundër Espanyol, Ousmane Dembele ka bërë gabimin e radhës.

Francezi është kthyer tek “zanati i vjetër” duke u shfaqur me vonesë në seancën stërvitore.

“Mundo Deportivo” ka mësuar se lojtarin e ka zënë gjumi dhe është shfaqur në seancën stërvitore rreth orës 13:00, që ndryshe i bie dy orë më vonë se që stërvitje ishte planifikuar, 

Thuhet se lojtari më vonë është stërvitur i vetëm, në “Ciutat Esportiva”, për të mbuluar mungesën.

Një muaj më parë, Dembele kishte bërë gabimin e njëjtë duke mos u shfaqur në stërvitje, që më pas pasoi me dënimin duke mos u përfshirë në listën e skuadrës.

Mbetet të shihet nëse Valverde do ta dënojë përsëri lojtarin e ri francez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat