Gega merr goditjen para Kukësit

Futboll

Gega merr goditjen para Kukësit

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 15:28
Gega merr goditjen para Kukësit

Partizani nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 kundër Teutës në Durrës, por mund të konsiderohet rezultat pozitiv. Pas ndeshjes e panë veten të shkëputur një pikë më shumë nga ndjekësit duke kryesuar të vetëm me 5 pikë diferencën nga vendi i dytë që mbahet nga Kukësi dhe Skënderbeu me pikë të barabarta.

Javën e ardhshme, Partizani do të luajë një tjetër takim shumë të fortë. “Demat” do të kenë përballë Kukësin në një malore që duhet kaluar me sukses, pasi kjo sfidë vlen shumë për vazhdimësinë dhe ndikon në të ardhmen, pavarësisht se nuk ka kaluar ende as gjysma e kampionatit të Superiores.

Takimi me verilindorët gjen Partizanin më të qetë se kuksianët se kanë një diferencë që u siguron pak qetësi, por nga krahu tjetër trajneri Skënder Gega do të vuajë një mungesë të rëndësishme. Sulmuesi Jasir Asani do të mungojë për arsye skualifikimi. Me kartonin e marrë në sfidën ndaj Teutës, Asani ka grumbulluar 4 të tillë duke mos qenë i gatshëm për ekipin e tij. Ai është i rëndësishëm për ekipin e tij dhe një nga golahsënuesit e kryeqytetasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat