Berisha fiton me Atalantën, Veseli e Hetemaj ‘zverdhen’

Futboll

Berisha fiton me Atalantën, Veseli e Hetemaj ‘zverdhen’

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 16:59
Berisha fiton me Atalantën

Atalanta u tregua shumë e fortë për Udinesen, duke e mposhtur me rezultat 3:1.  Portieri Etrit Berisha bëri paraqitje të mirë në fanellën e Atalantës dhe u kthyen me tri pikë domethënëse. Futbollisti Duvan Zapata shënoi het-trik (2’, 62’ e 80’), duke i siguruar fitoren Atalantës, kurse për vendasit realizoi Lasagna (12’).  Atalanta zë vendin e 6-të me 21 pikë, kurse Udinese është i 17-ti me 13.

Frederik Veseli me Empolin e mundi me rezultat 2:1 Bolognan e Blerim Xhemailit. Veseli luajti titullar, kurse Xhemaili u aktivizua nga minuta e 71-të. Caputo (10'), La Gumina (80') shënuan për Empolin dhe Poli (41') për Bolognan. Veseli luajti mjaft mirë, por në periudhën e parë përkatësisht në minutën e 35-të u ndëshkua me karton të verdhë.

Empoli është në vend të 14-të me 16 pikë, pesë më shumë se Bologna në pozitën e 18-të. Parma luajti baras (1:1) me Chievon. Alves shënoi në minutën e 53-të për Parmën dhe Stepinski (47') për Chievon. Parma është në vend të dhjetë me 21 pikë, kurse Chievo në pozitën e fundit me 3 pikë.

Hetemaj luajti titullar, u ndëshkua me karton të verdhë më minutën e 35-të, por u zëvendësua në minutën e 71-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat