Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, edhe një herë tregoi se është i jashtëzakonshëm! Ai ndihmoi Baselin për ta mposhtur me rezultat 2:0 Zurich-un, në ndeshjen derbi të javës së 17-të të elitës së futbollit zviceran. Në minutën e 19-të, Ajeti del në pozitë të volitshme dhe nga afërsia shënon për 1:0, kurse golin tjetër e ka realizuar Petretta (48’). Ajeti deri me tash ka shënuar 8 gola dhe ka tri me pak se lideri i listës Hoarau i Young Boys.
Ajeti u zëvendësua në minutën e 90+5, kurse për Zurich luajtën Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Mirlind Kryeziu, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 46-të. Baseli ngjitet në vend të dytë me 27 pikë, ka tri më shumë se Zurich që renditet i katërti. Grasshoppers si vendas pësoi humbje me rezultat 3:2 nga Luzerni.
Futbollisti Nedim Bajrami shënoi nga rreth 20 metra në minutën e 11-të, por nuk mjaftoi të Grasshoppers të nxjerrë rezultat të favorshëm.
Për Grasshoppersin shënuan: Bajrami (11'), Ngoy (34') dhe për Luzernin Eleke (2' e 79'), Qirkoviq (18'). Arlind Ajeti, Nedim Bajrami dhe Bujar Lika luajtën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 82-të, kurse për Luzernin Idriz Voca u paraqit deri në minutën e 67-të dhe Shkëlqim Demhasaj futet në minutën e 41-të. Lugano luajti baras (2:2) me Sionin. Pajtim Kasami luajti standard dhe iu gëzua një pike me Sionin.
Liga e Zvicrës
Baseli-Zurich 2:0
Grasshoppers-Luzern 2:3
Lugano-Sioni 2:2
St. Gallen-Xamax 3:2
Young Boys-Thun 3:2
Tabela
1. Young Boys 17 15 1 1 46
2. Basel 17 7 6 4 27
3. Thun 17 7 4 6 25
4. Zurich 17 6 6 5 24
5. St. Gallen 17 7 2 8 23
6. Luzern 17 7 1 9 22
7. Sion 17 6 3 8 21
8. Lugano 17 4 6 7 18
9. Grasshoppers 17 5 2 10 17
10. Xamax 17 2 7 8 13