Hazard: Ky është ekipi më i mirë në Premier Ligë

Futboll

Hazard: Ky është ekipi më i mirë në Premier Ligë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 19:06
Eden Hazard

Eden Hazard ka thënë se Manchester City është ende skuadra më e mirë në Premier Ligë, pavarësisht Chelsea i shkaktoi disfatën e parë kampionëve aktual. 

Golat nga N’Golo Kante dhe David Luiz i mundësuan ‘Bluve’ fitoren 2-0 kundër City në Stamford Bridge të shtunën, duke i siguruar Liverpoolit kryesimin në tabelë pas fitores së tyre 4-0 ndaj Bournemouth.

Chelsea ka humbur dy nga tre ndeshjet e fundit në Premier Ligë, por bën një rikthim sensacional ndaj ‘Qytetarëve’.

”Ndihem me të vërtetë mirë, sidomos pas ndeshjes në mesjavë, kur kemi humbur kundër Wolves”, tha Hazard për faqen zyrtare të Chelseat.

”Ishte një ndeshje e vështirë, sidomos në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ne kontrolluam ndeshjen dhe shënuam dy gola. Në fund mendoj se kemi merituar të fitojmë dhe ne duhet të vazhdojmë kështu”.

”Kur të humbasësh gjithmonë duhet të tregosh diçka për shkak se jemi CHELSEA. Kur humbim – për tifozët, për bordin, për të gjithë – ne thjesht duam të fitojmë përsëri”.

”Natyrisht, ndjenja është edhe më e mirë kur luani kundër asaj që unë mendoj se është skuadra më e mirë në kampionat dhe ju fitoni. Ne duhet ta shijojmë këtë”, potencoi belgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat