Ka përfunduar pjesa e parë në mes të River Plates dhe Boca Juniors.
Ndeshja që po zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’ në mes të River Plates dhe Boca Juniors, ka sjell një gol në 45’ minutat e parë.
Dy skuadrat argjentinase po e zhvillojnë ndeshjen e dytë në kuadër të finales së Copa Libertadores,
Boca Juniors ka arritur të kaloj në epërsi në minutën e 44’ me anë të Dario Benedettos.
Dy skuadrat argjentinase po zhvillojnë ndeshje të hapur, gjë që bëri të shënohet edhe goli, ndërsa përballja e tyre e parë në kuadër të finales së Copa Libertadores, ka përfunduar 2 me 2.