Pasi e shënoi golin, ylli i Bocas me veprim skandaloz ndaj atij të River Plates

Futboll

Pasi e shënoi golin, ylli i Bocas me veprim skandaloz ndaj atij të River Plates

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 21:38
Foto nga loja

Boca Juniors shkoi në pushim me epërsi.

River Plate dhe Boca Juniors po përballen në kuadër të ndeshjes së dytë në Copa Libertadores.

Ndeshja e parë kishte përfunduar, 2:2, ndërsa 45’ minutat e parë që u zhvilluan në ‘Santiago Bernabeu’, solli golin e parë,

Në minutën e 44’, pas një kundërsulmi fantastik, Dario Bendetto arriti ta fuste topin në rrjetë, për të shkuar në pushimin 15 minutësh në qetësi.

Por, sulmuesi u tregua tejet i ashpër pas shënimit të golit, duke u vërsulur ndaj lojtarit të River Plates.

Ai bëri një veprim antisportiv ndaj kundërshtarit, por që kjo gjë i ka ikur gjyqtarit, Cunah, pasi mund ta ndëshkonte me karton të verdhë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat