Liverpool i pandalshëm falë Klopp, Salah dhe “hajmalisë”

Futboll

Liverpool i pandalshëm falë Klopp, Salah dhe “hajmalisë”

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 00:43
Jurgen Klopp

Liverpool nuk ndalet më. Merita e Jurgen Klopp që gjen gjithmonë çelësin e skuadrës, merita e Salah, që e ka më të vështirë të mos shënojë se të shënojë më shumë se një gol, merita e qëndrueshmërisë së një lojtari si Milner, që luajti ndeshjen e tij të 500 si profesionist.

Merita e të gjithëve edhe e tifozëve që i ndjekin “Të Kuqtë” gjithmonë dhe kudo. Ah po, duhet të themi: gjithashtu meritë edhe e Alisson Becker, që arriti ta mbajë portën të paprekur për të dhjetën herë në këtë sezon, duke bërë që Liverpool të shkojë në 16 ndeshje pa humbje, duke parakaluar…Macherano-n.

Çfarë lidhje ka Javier Macherano-n këtu? Në sezonin 2006/07 argjentinasi u mor gjatë merkatos së dimrit dhe transferimi i tij garantoi 15 ndeshje pa humbje. Në këtë rast, seria pozitive e rezultateve filloi në mes të sezonit dhe u ndërpre në sezonin e ardhshëm, nga një humbje 3-1 kundër Reading.

Në fund, “Të Kuqtë” nuk fituan asgjë pavarësisht rezultateve, por duke parë fillimin aspak të mirë të kampionatit, të paktën arritën të zënë vendin e tretë në renditje, si dhe një finalen të humbur në Champions League kundër Milan-it.

Megjithatë, numrat e jashtëzakonshëm të Alisson janë që nga fillimi i sezonit. Ai ende mbante veshur fanellën e Romës kur filloi të bënte mrekulli mes shtyllave në “Anfield”. Që nga fillimi i sezonit, ai i ka dhënë shokëve të skuadrës sigurinë e nevojshme dhe së bashku kanë mundur të arrijnë 13 fitore dhe 3 barazime në Premier League.

Asnjë humbje, por jo vetëm kaq: portieri brazilian ka arritur ta mbajë portën të paprekur në 10 ndeshje. Megjithatë, një statistikë shumë interesante për Alisson është se në këtë sezon ka pësuar më shumë gola në pesë ndeshje të Champions League (7) sesa në 16 ndeshje në Premier League (5).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat