Low pëlqen Realin: Është klub interesant

Futboll

Low pëlqen Realin: Është klub interesant

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 13:34
Joachim Low

Trajneri i Gjermanisë po mendon që ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub.

Joachim Low nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të marrë drejtimin e një klubi.

Trajneri aktual i përfaqësueses gjermane e pohoi këtë gjatë një interviste për ZDF, ku theksoi se nuk ka ndërmend që të tërhiqet.

“Kam punuar më parë me klube dhe nuk kam ndërmend ta lë rolin e trajnerit. Kam kaluar pjesën më të madhe të kohës si trajner i kombëtares dhe do të vijë momenti që të mendoj se çfarë do të bëj pas kësaj”.

“Personalisht jam i interesuar të marr drejtimin e një skuadre, por jo në Gjermani”, tha Joachim Low.

Emri i Joachim Low është përmendur shpesh në media për një kalim të mundshëm te Real Madridi, me 58-vjeçarin që lë të hapur këtë mundësi.

“Real Madridi është një klub interesant për çdo trajner”, u shpreh Low, i cili ka një kontratë me Federatën gjermane të Futbollit deri në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat