Ronaldo me një deklaratë egoiste për ‘Topin e Artë’

Futboll

Ronaldo me një deklaratë egoiste për ‘Topin e Artë’

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 15:10
Cristiano Ronaldo dhe Luka Modriq

Cristiano Ronaldo ka folur për fituesin e “Topit të Artë”.

Në një reagim për “Gazzetta dello Sport”, portugezi nuk fshehu egon e tij për të fituar çmimim më prestigjioz në rangun individual.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se e meritoj ta fitoj çdo vit, për atë që bëj në fushën e lojës”, tha fillimisht Ronaldo.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka bërë me dije se nuk do të heqë dorë nga ky çmim duke premtuar se vitin tjetër do bëjë më mirë.

“Megjithatë Luka e meritoi plotësisht dhe i uroj suksese. Edhe vitin e ardhshëm unë do të jem mes pretendentëve, pasi punoj shumë për këtë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat