Flet mjeshtri i portës, Zoff tregon diferencën ndërmjet Strakoshës dhe Berishës

Futboll

Flet mjeshtri i portës, Zoff tregon diferencën ndërmjet Strakoshës dhe Berishës

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 16:36
Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është vënë në qendër të kritkave pas gabimit të tij në ndeshjen ndaj Sampdorias. Lazio barazoi 2-2 në Olimpico dhe goli i dytë për miqtë u shënua nga Saponara në minutën e 90’+9′. Kros pa rrezik në zonë, dalje e gabuar e 23-vjeçarit që i kushtoi fitoren skuadrës laciale. “Gardiani i portës” është kthyer në tabelë qitjeje nga të gjithë në kampin e kryeqytetasve.

Në këtë moment delikat që po kalon, legjenda e portës italiane, Dino Zoff, i ka dalë në mbrojtje shqiptarit në një prononcim të tij për “cittaceleste”. “Momenti i vështirë që po kalon Strakosha? Ai është një portier i mirë. Ishte zgjedhja e duhur për ta bërë atë titullar. Nëse diçka i mungon Lazios nuk mendoj se është e drejtë të fajësohet portier. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë“, – u shpreh ish-portieri.

Pas ndeshjes që do të luajë në Europa League kundër Eintracht Frankfurt-it, ekipi lacial do të ketë një duel mjaft të vështirë në transfertë kundër Atalanta-s. Aty ku Immobile me shokë duhet t’i shënojnë Etrit Berishës. Zoffi pyetet dhe në lidhje me besimin që Lazio i dha Strakoshës duke preferuar largimin e shqiptarit tjetër dhe diferencën mes dy gardianëve të ekipit tonë kombëtar. “Mund të them se ata të dy janë portierë me shumë cilësi. Të jem i sinqertë nuk shoh shumë diferenca mes të dyve”, – u shpreh legjenda e portës italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat