Ditët e numëruara te Levante, Sadiku pranë rikthimit në Zvicër

Futboll

Ditët e numëruara te Levante, Sadiku pranë rikthimit në Zvicër

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 20:30
Armando Sadiku

Armando Sadiku i ka ditët e numëruara në La Liga, konkretisht te skuadra e Levantes.

Sulmuesi shqiptar pritet që shumë shpejt të rikthehet në Zvicër, te ish-skuadra e tij, Lugano.

Lajmin e ka bërë të ditur Corriere del Ticino, gazetë e cila e sheh të kryer këtë operacion.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka mbrojtur ngjyrat e klubit zviceran për dy vite – 2012 deri në vitin, 2014.

Shkak i largimit të tij nga Levante është minutazhi i ulët te skuadra spanjolle.

Kujtojmë se Sadiku në Lugano ka shënuar 38 gola në 62 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat