Po vjen dita e madhe e Interit, flet legjenda Zanetti

Futboll

Po vjen dita e madhe e Interit, flet legjenda Zanetti

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 21:46
Javier Zanetti

Zv.Presidenti i Inter Javier Zanetti beson se zikaltrit e meritojnë kualifikimin mes 16 më të mirëve të Champions League.

Inter do të ndeshet me PSV të martën, por fati i tyre është edhe në dorë të Barcelona-s, e cila nuk duhet të humbasë me Tottenham.

“Përpara se të mendojmë për rezultatin e ndeshjes mes Barcelona-s dhe Tottenham, duhet të bëjmë punën time,” shprehet Zanetti për faqen zyrtare të klubit.

“Duhet të fitojmë ndeshjet tona, megjithëse nuk do të jetë e lehtë. Duhet të bëjmë më të mirën tonë për të mposhtur PSV, dhe më pas mund të shpresojmë për një rezultat pozitiv në Camp Nou.

“Duke u bazuar nga paraqitjet, mendoj se e meritonim fazën e nokautit. Le të shpresojmë se do t’ia dalim. E dinim se do të ishte e vështirë për t’u kualifikuar, por e dinim se po të luanim mirë do t’ia dilnim.

“Duam të vazhdojmë të luajmë deri në fund, dhe duhet të luajmë me vetëbesim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat