Laurent Koscielny i kishte munguar skuadrës së tij, Arsenal, për tash e një kohë të gjatë, si pasojë e një lëndimi.
Qendër mbrojtësi i “Gunners” e kishte humbur edhe udhëtimin në Kampionatin Botëror, në Rusi, si pasojë e këtij lëndimi.
Por, ai bëri rikthimin e madh në ndeshjen kundër Huddersfield, të cilën lojtarët e Emery e fituan me rezultatin 1:0.
Për francezin, fjalë të mëdha ka thënë edhe portieri i Arsenal, Bernd Leno.
“Unë sigurisht se nuk e di si është ai në fushë, pasi kur erdha këtu ai ishte i lënduar” ka thënë Leno.
“Por, unë mund ta shohë atë në stërvitje, mënyra se si ai flet tek lojtarët e tjerë…” ishin fjalët e portierit.
“Kemi shumë lojtarë të rinj, dhe mënyra se si ai iu flet atyre, për mua, ai është person i madh” ka përfunduar gjermani.
Koscielny do të jetë ndihmë e madhe për skuadrën e tij, pasi ata po përballen me shumë lëndime edhe në këtë periudhë.