Xhaka mbi “shkatërruesin” e Arsenal: Ai do të jetë si Aubameyang dhe Lacazette

Futboll

Xhaka mbi “shkatërruesin” e Arsenal: Ai do të jetë si Aubameyang dhe Lacazette

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 00:17
Granit Xhaka

Granit Xhaka mendon se Lucas Torreira kërkon me çdo kusht të jetë si Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, prandaj ka filluar të shënojë gola.

Uruguaiani është blerë si mesfushor defensiv për 25 mln euro nga Sampdoria në merkaton e verës.

Ai ka bërë paraqitje shumë të mira, duke shënuar si në derbin 4-2 ndaj Tottenham, ashtu edhe ndaj Huddersfield në ndeshjen e fundit.

“Mendoj se ai do të jetë si Auba dhe Lacazette,” shprehet Xhaka për faqen zyrtare të Arsenal.

“Është një gol i rëndësishëm, ai ndaj Huddersfield, dhe një ndeshje e madhe për ekipin. Siç e thashë më parë, nuk ishte e lehtë.”

Topçinjtë i ka shpëtuar Torreira me golin e minutave të fundit duke bërë që të ruajnë ritmin me kryesuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat