Man United s’e lejon Pogban të largohet në janar

Futboll

Man United s’e lejon Pogban të largohet në janar

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 09:26
Paul Pogba

Manchester Unitedi ia ka bërë me dije Paul Pogbas se nuk do ta shesë edhe pse marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit Jose Mourinho janë prishur kohëve të fundit, sipas Daily Mail.

Mesfushori francez u la në stol në dy ndeshjet e fundit të Unitedit.

Megjithatë, ai pritet të jetë në formacionin startues në ndeshjen e Unitedit në Ligën e Kampionëve që ka fare pak rëndësi, pasi “Djajtë e kuq” tashmë e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Flitet se ai do të jetë përsëri në stol në ndeshjen derbi ndaj Liverpoolit në Premierligë fundjavën që vjen.

Përkundër kësaj, dhe interesimit të Juventusit për t’u ribashkuar me të, Unitedi nuk do ta lejojë Pogban të largohet sepse e konsideron një të ardhme të ndritur për të në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat