Kapiteni i Tottenhamit: Ja mënyra e vetme si do ta ndalim Messin

Futboll

Kapiteni i Tottenhamit: Ja mënyra e vetme si do ta ndalim Messin

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:09
Lionel Messi

Portieri francez i Tottenhamit, Hugo Lloris mendon se skuadra e tij ka fuqi për të mposhtur Barcelonën në “Camp Nou” dhe më pas për të vijuar rrugëtimin e saj në Champions League.

Messi ka shënuar 17 gola në po aq ndeshje të këtij sezoni, megjithatë ai mund të përfundojë në stolin rezervë në mënyrë që të pushojë.

“Mendoj se është gjithmonë një ndeshje shumë e veçantë të luash kundër Barcelonës në Camp Nou. Është një vend i veçantë, është e vërtetë se do të luajmë kundër një prej lojtarëve më të mirë në histori”, ka thënë Lloris.

Lloris nuk kurseu elozhet për Messin por theksoi se vetëm nëse Tottenhami luan si skuadër e bashkuar atëherë do të ndalë 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Nuk do të jetë e lehtë por unë besoj se kemi mundësi të kualifikohemi. Ne do ta japim 100 përqindëshin tonë me besimin se mund t’ia dalim. Mendoj se do të jetë e vështirë ta ndalim Messin, por këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku si skuadër”.

“Ne do të duhet ta bëjmë një paraqitje të mirë, natyrisht edhe individualisht, mirëpo kryesisht si skuadër”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat