Infrastruktura

Futboll

Infrastruktura

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:27
Infrastruktura

Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon të punojë në të gjitha segmentet, e veçmas në përmirësimin e infrastrukturës. Në kuadër të strategjisë së FFK-së është finalizimi i projektit të 12 fushave të futbollit me bari sintetik, bashkëinvestim ky me Ministrinë e Sportit dhe Komunat. Ditë më parë u bë inaugurimi i fushës me bari sintetik në Skenderaj, derisa edhe 5 fusha tjera janë në ndërtim e sipër, derisa edhe 6 të tjera do të ndërtohen gjatë vitit 2019. I gjithë ky investim është duke u bërë me qëllim që klubeve dhe futbollistëve t’u mundësohen kushte më të mira për stërvitje.
Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen me realizimin e projekteve të tilla që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së futbollit të Kosovës, ku tashmë kemi stadiumin modern “Fadil Vokrri”, derisa në të ardhmen e afërt pritet të investohet sërish në stadiumin “Adem Jashari”, në mënyrë që edhe ai t’i plotësojë kriteret e kategorisë së katërt të UEFA-s. Ndërkohë, prioritet mbetet Stadiumi Kombëtar, i cili është vendosur të ndërtohet në fshatin Korreticë të Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat