Shaqiri sonte, do të festojë ose do të qajë

Futboll

Shaqiri sonte, do të festojë ose do të qajë

Nga: K. Goca Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:56
Shaqiri

Xherdan Shaqiri me ekipin e tij Liverpoolin, sonte e ka një finale të madhe! Vetëm fitorja e dërgon më tej, ndryshe barazimi e lë jashtë garës më prestigjioze. Sfida mes Liverpoolit dhe Napolit luhet sonte në orën 21.00 në stadiumin ‘Anfield’, ndryshe është e xhiros së fundit të grupit C ose si finale.

Napoli udhëheq renditjen me 9 pikë, i ndjekur nga PSG me 8, Liverpooli 6 dhe Cërvena Zvezda që ka 4. Ndeshja Liverpool – Napol, është edhe si derbi shqiptar, mes Xherdan Shaqirit të Liverpoolit dhe Elseid Hysajt te Napolit. Dhe krejt në fund, Shaqiri sonte, do të festojë ose do të qajë, e njëjta gjë vlen edhe për Hysajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat