James do të kthehet te Real Madridi

Futboll

James do të kthehet te Real Madridi

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 13:36
James Rodriguez

Ylli kolumbian është i huazuar te Bayern Munich deri në fund të këtij stinori.

E ardhmja e James Rodriguez vazhdon të mbetet e paqartë. Futbollisti kolumbian nuk është i lumtur te Bayerni dhe dëshira e tij është që të kthehet në Madrid.

Gjatë një emisioni sportiv në Spanjë, gazetari kolumbian Hugo Gatti zbuloi prapaskenat e yllit 27-vjeçar.

Për momentin, lojtari kolumbian po gjen shumë pak hapësira me trajnerin Niko Kovaç dhe kjo, duket se e ka bindur që të largohet nga Bayerni.

Gatti zbuloi dëshirën e James Rodriguez, i cili ka thënë: “Dëshiroj të kthehem te Real Madridit”.

Gjatë muajit janar pritet të merret vendimi nëse James do të qëndrojë në Allianz Arena apo do të kthehet tek Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat