‘Juve më mirë se Reali’, Solari i përgjigjet deklaratës ‘thumbuese’ të Ronaldos

Futboll

‘Juve më mirë se Reali’, Solari i përgjigjet deklaratës ‘thumbuese’ të Ronaldos

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 14:09
Santiago Solari

Santiago Solari i është kundërpërgjigjur deklaratës së bujshme të Ronaldos i cili tha se në Juventus ndihet më shumë si pjesë e një familjeje krahasuar me Real Madridin.

Real Madridi ka arritur të thyejë rekorde në epokën moderne të garës evropiane, duke e fituar Ligën e Kampionëve për tri vite radhazi.

“Përulësia është një virtyt i mrekullueshëm dhe skuadra e Real Madridit është e mrekullueshme, por edhe modeste”, ka thënë Solari në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër CSKA-së.

“Cristiano është në historinë e Real Madridit dhe ndjenjat e tij janë të tijat. Madridi është i mrekullueshëm në të gjitha aspektet dhe vlerat e këtij sporti. Ne punojmë shumë, stafi teknik, fizik, si dhe lojtarët. Të gjithë ne”, shtoi ai.

Cristiano Ronaldo, i cili i dha fund karrierës së tij në Real Madrid pas fitores me rezultat 3-1 në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat