Mbrëmja e së martës në Torino ka nisur me atmosferën e festimeve pasi futbollistët e Juventusit darkuan së bashku.
Klubi ka bërë një nisje fantastike të këtij sezoni në Seria A, duke regjistruar 14 fitore në 15 ndeshjet e para të sezonit, shkruan “Sportmediaset”.
Në këtë mbrëmje festive ata kanë pasur mundësinë të ndajnë suksesin me të gjithë stafin dhe legjendat e ekipit, si Pavel Nedved.
Lojtarët ishin kujdesur që të dukeshin elegantë në këtë mbrëmje, kryesisht kostume një ngjyrëshe. Ndërsa Ronaldo është shoqëruar nga bukuroshja Georgina e cila ka zgjedhur një veshje të zeze dhe shumë elegante.