(E plotësuar) - Liverpooli siguroi biletën për në të tetën e finales së Champions League. Nënkampioni i Evropës, pjesë e të cilës është ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, shënuan fitore të vështirë me rezultat 1:0 në duel me ekipin italian Napoli. Xherdan Shaqiri qëndrojë në bankë, nuk luajti asnjë minutë, por iu gëzua këtij kualifikimit të madh në xhiron e fundit të fazës së grupeve, pra siguruan biletën për të tetën e finales së Champions League. Një ndeshje si finale në stadiumin në "Anfield", sepse Liverpoolit i duhej fitorja dhe Napolit vetëm një pikë që të shkojë më tutje, por skuadra angleze doli më e suksesshme dhe rrugëtoi në mesin e 16 skuadrave më të mira të Kontinentit të Vjetër. Në minutën e 34-të, Moohamed Salah shënoi gol e fitores së madhe dhe të kualifikimit të Liverpoolit. Liverpooli zuri vendin e dytë me 9 pikë sa ka edhe Napoli në pozitën e tretë, por "Redsat" në saje të goldallimit 9:7 shkojnë më tutje, ngase napolitanët e kanë 7:5, për faktin se rezultate e ndërsjella janë identike 1:0! Napoli kishte fituar si vendas 1:0 por humb si mysafirë me 1:0 dhe goldallimi e penalizon në renditjen e përgjithshme. Lajmi tjetër është se Zvezda mbetet në fund të renditjes me 4 pikë, nuk e siguroi biletën as për në Europa League, kurse PSG përfundoi i pari meë 13 pikë në grupin C.
Cërvena Zvezda e Beogradit pësoi nokaut nga PSG, duke humb me 4:1 në stadimin "Rajko Mitiq". Në minutën e 10-të, Edinson Cavani shënon për PSG-në,kurse Neymar shton epërsinë në 0:2 në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 56-të, Gobeliq ngushton rezultatin në 1:2, por Marquinhos e Mbappe në minutën e 74-të përkatësisht në minutën e 90+2 thelluan fitoren me 1:4. Barcelona barazoi 1:1 me Tottenhamin. Në minutën e 7-të, Ousmane Dembele shënon për Barcelonën. Tottenhami barazoi rezultatin 1:1 përmes Lucas në minutën e 84-të. Lionel Messi qëndrojë në bankë dhe në minutën e 63-të futet në lojë. Ndeshje interesante është zhvilluar mes Interit dhe PSV-së, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Skuadra holandeze PSV kalon në epërsi me 1:0 me golin e Hirving Lozano pikërisht në minutën e 13-të. Mauro Icardi në minutën e 73-të barazoi rezultatin 1:1. Interi çuditi të gjithë dhe eliminohet nga garat e Champions League, pasi që përfundoi në vend të tretë me 8 pikë sa ka edhe Tottenhami në pozitën e dytë.
Dortmundi korri fitore si mysafirë me rezultat 2:0 në përballje me Monacon. Golat i shënuan: Guerreiro (15' e 88'. Në të tetën e finales janë kualifikuar: Dortmundi, Atletico Madridi, Barcelona, Tottenham, PSG, Liverpool, Porto, Schalke, Bayern, Ajax, Manchester City, Real Madrid, Roma, Juventus e Manchester Utd.
Grupi A
Monaco-Dortmund 0:2 (0:1)
Club Brugge-Atl. Madrid 0:0 (0:0)
Tabela
1. Dortmund 6 4 1 1 10:2 13
2. Atl. Madrid 6 4 1 1 9:6 13
3. Club Brugge KV 6 1 3 2 6:5 6
4. Monaco 6 0 1 5 2:14 1
Grupi B
Barcelona-Tottenham 1:1 (1:0)
Inter-PSV 1:1 (0:1)
Tabela
1. Barcelona 6 4 2 0 14:5 14
2. Tottenham 6 2 2 2 9:10 8
3. Inter 6 2 2 2 6:7 8
4. PSV 6 0 2 4 6:13 2
Grupi C
C. Zvezda-PSG 1:4 (0:2)
Liverpool-Napoli 1:0 (1:0)
Tabela
1. Paris SG 6 3 2 1 17:9 11
2. Liverpool 6 3 0 3 9:7 9
3. Napoli 6 2 3 1 7:5 9
4. Cërvena Zvezda 6 1 1 4 5:17 4
Grupi D
Galatasary-Porto 2:3 (1:2)
Schalke-Lokomotiva 1:0 (0:0)
Tabela
1. Porto 6 5 1 0 15:6 16
2. Schalke 6 3 2 1 6:4 11
3. Galatasaray 6 1 1 4 5:8 4
4. Lokomotiva 6 1 0 5 4:12 3
Live: Liverpool në epërsi, Beogradi po shembet nga Parisi
Raportimi live:
Përfundojnë të gjitha ndeshjet.
84' Tottenhami barazoi rezultatin 1:1 përmes Lucas.
74' PSG fikë të gjitha shpresat e Zvezdës. Marquinhos shënon për 1:3.
73' Mauro Icardi barazoi rezultatin 1:1, jep gjasa që zikaltrit të fitojnë sfidën.
71' E papritur, Interi po pëson humbje si vendas nga PSV, kur dihet se kësaj të fundit asgjë nuk i duhen pikët.
64' Edhe më tej Liverpooli në epërsi, afër qëllimit, por Napoli po kërkon golin e barazimit.
56' Zvezda ngushton rezultatin në 1:2. Marko Gobeljiq shënon për serbët.
52' E gjithë vëmendja është në takimin mes Liverpoolit dhe Napolit, por edhe Interi ëhstë në pozitë të vështirë.
Liverpooli posedoi topn në pjesën e parë, është shumë afër qëllimit, por janë edhe 45 minuta e dytë dhe gjithçka e hapur. Lajmi më i mirë është se Zvezda po i mbledhë valixhet për në shtëpi, sepse nuk ka gjasë as në garat e Europa League të shkojë, pasi që është e fundit në tabelë. Beogradit po shembet.
Përfundojnë pjesët e para:
40' Neymar shton epërsinë e PSG-së, 0:2 në Beograd.
35' Liverpooli në epërsi, gëzim i madh. Egjiptiani Mohamed Salah shënon për 1:0 ndaj Napolit.
34' Liverpooli në epërsi 1:0.
28' Ende pa gola në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Napolit, aty ku luftohet për një biletë. Liverpooli i duhet vetëm fitorja, kurse Napolit i mjafton një pikë që të shkojë më tej.
15' Dortmundi luan me qetësi, udhëheq me 0:1 ndaj Monacos, fal golit të Raphael Guerreiro. 13' Skuadra holandeze PSV kalon në epërsi me 1:0 ndaj Interit vendase. Autor i golit Hirving Lozano.
10' Lëkundet Beogradi përkatësisht stadiumi "Rajko Mitiç"! Cërvena Zvezda në disavantazh. Edinson Cavani shënon për PSG-në, Zvezda në panik.
7' Barcelona edhe pa Lionel Messin, i cili po qëndron në bankë po avancon kundër Tottenhamit. Futbollisti Ousmane Dembele shënon për epërsinë e katalunasve.
5' Nuk ka asnjë gol, në 6 ndeshjet e deritashme.
Sfida si finale Liverpoli-Napoli, Tottenham kërkon biletën në Barcelona
Dy ndeshje që priten me ankth është ajo në mes Liverpoolit dhe Napolit, e cila është si finale, sepse njëra nga këto skuadra do të bie nga garat e Champions League dhe ajo në Camp Nou mes Barcelonës dhe Tottenhamit, ku skuadrës angleze i duhet gjithqysh fitorja.
Ndeshjet nisin në orën 21.00. Xherdan Shaqiri i Liverpoolit dhe Elseid Hysaj i Napolit, janë në bankë, nuk startojnë nga minuta e parë.