Një tjetër mesfushor përfundon “KO”, Guardiola vetëm me 15 lojtarë në dispozicion

Futboll

Një tjetër mesfushor përfundon “KO”, Guardiola vetëm me 15 lojtarë në dispozicion

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 23:27
Manchester City

Pas humbjes së parë në Premier League një tjetër lajm i keq ka ardhur sot për Manchester City. Mesfushori spanjoll David Silva ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të mungojë të paktën 2 jave, lajm që është konfirmuar nga trajneri spanjoll Pep Guardiola. Ky i fundit tha se nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin në ndeshjet e radhës, përfshirë nga sfida e nesërme në Champions ndaj Hoffenheim. Silva u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Chelsea në kampionat, ku u zëvendësua në minutën e 68-të nga Gundogan.

David Silva in shtohet listës së të dëmtuarve te skuadra e United, ku ndodhen edhe kampionë të tjerë si Kevin De Bruyne apo Sergio Aguero, mungesa të rëndësishme për trajnerin Pep Guardiola, që tha se ka vetëm 15 lojtarë në dispozicion për takimin e radhës. “David Silva nuk do të luajë, do të mungojë për disa javë. Për fat të keq nuk kam as De Bruyne, Danilo dhe Aguero, ndaj do të na duhet të improvizojmë. Për fat të mirë jemi në raundin tjetër në Champions, por kemi për detyrë ta mbyllin këtë fazë në vendin e parë”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat