Valero: S’mund të luftojmë me ekipe si PSV

Futboll

Valero: S’mund të luftojmë me ekipe si PSV

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 09:38
Borja Valero

Mesfushori i Inter, Borja Valero, i intervistuar nga “Sky Sport”, e ka komentuar me këto fjalë eliminimin e zikaltërve nga Champions League.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Kishim gjithçka në dorë për t’u kualifikuar, por nuk ia kemi dalë. Pas pësimit të golit kemi humbur kontrollin. E kemi marrë veten me kalimin e minutave dhe kemi luftuar, por në fund nuk kemi arritur të kualifikohemi”, ka thënë Valero.

Në lidhje me strategjinë e lojës: “Nuk jemi në gjendje të luftojmë me skuadra të tilla në aspektin fizik. Ajo që duhet të bëjmë është të krijojmë lojë dhe të tregohemi të rrezikshëm me disa krosime. Ai gol i pësuar ka qenë një goditje e rëndë dhe na ka kushtuar kualifikimin”, ka përfunduar mesfushori zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat