Higuain pritet të rikthehet në Torino

Futboll

Higuain pritet të rikthehet në Torino

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:57
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain po përjeton një moment të vështirë tek Milani.

Sulmuesi argjentinas, i kthyer në fushë ndaj Torinos, pas dy ndeshjeve pezullim, vazhdon që të shfaqë jo vetëm probleme fizike, por edhe ambientimi, duke mos dhënë atë që pritej.

Tashmë mediat italiane raportojnë se drejtori teknik i Milanit, Leonardo po mendon realisht që të mos ia paguajë Juventusit pjesën tjetër të parave dhe në këtë mënyrë ta kthejë Higuainin në Torino.

36 milionë që ishin në plan për t’ia paguar ‘Zonjës së Vjetër’, kreu i Milanit tashmë po mendon për të sjellë në ‘San Siro’ një talent nga Brazili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat