Ndeshjet e Ligës së Kampionëve të mos luhen të martën dhe të mërkurën, por...

Futboll

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve të mos luhen të martën dhe të mërkurën, por...

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:40
Liga e Kampionëve

Pas orarit, Champions League do të vijë me një tjetër ndryshim të madh në këtë kompeticion.

Udhëheqësit e organizatës europiane të futbollit po mendojnë që ndeshjet e Champions Leagues mos zhvillohen ditën e martë dhe të mërkurë, por gjithçka të zhvendoset për në fundjavë (të shtunë dhe të diel).

Por përveç kësaj, Champions League do të bëjë “rokadën” duke zhvendosur ndeshjet e kampionateve respektive të martën dhe të mërkurën.

Ideja për këtë ndryshim është paraqitur nga presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, dhe nga i pari i Shoqatës Evropiane të Klubeve të Evropës, Andrea Agnelli.

I njëjti burim thotë se presidenti i Juventusit u sugjeroi zvogëlimin e ligave nacionale për ta bërë këtë ide më të lehtë, por propozimi i tij u refuzua menjëherë nga Bundesliga.

Gjithashtu në Champions u vendos që prej fazës së grupeve të përdoret teknologjia VAR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat