Sterling shpallet lojtar i muajit në Premier Ligë

Futboll

Sterling shpallet lojtar i muajit në Premier Ligë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 14:35
Raheem Sterling

Sulmuesi i Manchester Cityt ka fituar më së shumti vota për lojtarin më të mirë të muajit.

Raheem Sterling është shpallur futbollisti i muajit nëntor në Premier Ligë.

Reprezentuesi anglez ka qenë vendimtar gjatë muajit të shkuar për kampionët e Anglisë duke realizuar tre gola dhe ka dhuruar tre asistime për bashkëlojtarët, në ndeshjet që City i ka fituar ndaj Fulham, Southampton, Manchester United dhe West Ham.

Sterling ka qenë fantastik në këtë sezon me skuadrën e Pep Guardiolas, duke realizuar nëntë gola dhe tetë asistime në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat