UEFA kërkon një ndryshim madhor në Champions

Futboll

UEFA kërkon një ndryshim madhor në Champions

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 15:30
UEFA kërkon një ndryshim madhor në Champions

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe presidenti i Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA), Andreas Agnelli, janë duke diskutuar një plan për t’i zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve në fundjavë. Kështu bën me dije sot revista e njohur gjermane “Sport Bild”.

Ideja, sipas kësaj mediaje, është për t’i spostuar ndeshjet e këtij kompeticioni nga mesjava në fundjavë, me qëllim që të rritet audienca televizive në mbarë botën. Në disa vende, diferenca kohore e bën të vështirë ndjekjen e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, të martën dhe të mërkurën.

Pra, për shembull, në Kinë, një treg që UEFA dëshiron ta fitojë, ora është katër e mëngjesit, kur fillojnë ndeshjet e Champions-it në Europë. Reforma do të nënkuptonte që ligat kombëtare duhet të luajnë më shpesh, gjatë javës. Agnelli, gjithnjë sipas revistës gjermane, pretendon një reduktim të numrit të ekipeve, që luajnë ligat europiane, për të lehtësuar reformat.

Sipas “Sport Bild”, Liga Gjermane e Futbollit (DFL) i njeh këto plane dhe është kundër tyre, duke dalë hapur kundër spostimit të kampionatit në ditë jave, pasi kur tentoi ta bëntë këtë me një ndeshje, pati probleme të mëdha me protestat e tifozëve. Një aspekt tjetër i reformës do të ndikonte në fazën e grupit. Nuk do të ketë më tetë grupe, të përbëra nga katër ekipe, por katër grupe me nga tetë skuadra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat