Interi katastrofë

Futboll

Interi katastrofë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:09
Spaletin

Interi po kalon një kohë tepër të vështirë dhe të mos mjaftonte vetëm kjo, në mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe eleminimi nga Liga e Kampionëve pas barazimin 1 me 1 kundër PSV.

Tashmë ekipi zikaltër do të vazhdojë të jetë pjesë e kupave të Europës, por tani do të militojë në Europa Ligë. Në 7 ndeshjet e fundit ekipi i Spaletit ka humbur 3 ndeshje duke barazuar po aq, dhe ka arritur të fitojë vetëm 1 takim. Duket theksuar se këto sfida janë zhvilluar në harkun kohor të 5 javëve dhe “axhenda” ka qenë e tejmbushur për Spaletin. Ky muaj ka qenë një mankth i vërtetë për Interin, pasi jo vetëm janë eleminuar nga kompeticioni i Championsit, por kanë dalë edhe nga lufta për titullin kampion në Itali. Tifozët menjëherë kanë drejtuar fajin për të Spaleti për shkakun e ndërrimit të skemave, gjë të cilën e ka pranuar edhe tekniku italian. Mbetet të shihet si do të reagojë ekipi i tij në ndeshjen kundër Udinezes në kampionat, e cila ka për të qenë një test për Spaletin që duket se do të përcaktojë vazhdimësine e tij në klubin zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat