Lojtari më i mirë i vitit: Ky lojtar fiton Topin e Artë sipas Periskopit

Futboll

Lojtari më i mirë i vitit: Ky lojtar fiton Topin e Artë sipas Periskopit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:36
Carlos Henrique Casimiro

Tani që po përfundon edhe faza e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League, dhe poashtu me Copa Libertadoresin që i takoi River Plate-s, redaksia e sportit në Periskop ka bërë një analizë të gjithë vitit për të parë se kush ishte lojtari më i mirë i 2018-s.

Modriq fitoi Topin e Artë nga France Football, por megjithëse ishte ndër më të mirët, ai nuk vjen në shprehje kur marrim parasysh lojtarë të tjerë që patën performanca të larta individuale.

Cristiano Ronaldo e fitoi Ligën e Kampionëve, dështoi të fitonte Ligën e Spanjës, dështoi të shkonte më larg se 1/8 e finales në Kupën e Botës – por në përllogaritjet tona, ai del të jetë vetëm lojtari i tretë më i mirë. Shënoi gola, por iu desh që në shumë ndeshje të mos paraqitej fare – duke qenë paksa i moshuar – në mënyrë që të ruante formën fizike.

I dyti është pa diskutim lojtari më i mirë i Barcelonës dhe i botës marrë në përgjithësi, Lionel Messi. Ai dështoi keq me Argjentinën, por ishte i vetmi që mund të bënte diçka te Barça që ia doli të fitonte Ligën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit. Përtej golave, ai arriti të ishte mjaft krijues duke shërbyer në gjithë pjesën ofanzive për ekipin e tij.

Por, lojtari më i mirë quhet Carlos Henrique Casimiro dhe luan për Real Madridin. Ai ia doli që vetëm në ligë të bënte 30 ndeshje e 5 gola si mesfushor defanziv. Gjithsejt, ai pati 48 ndeshje e 7 gola, që është statistikë e frikshme për një lojtar të këtij pozicioni. Sa herë që mungonte ky lojtar, klubi i Real Madridin kishte problem të madh që ta zëvendësonte. Ai e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe shkoi deri në çerekfinale të Kupës së Botës me Brazilin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat