Këto janë skuadrat e kualifikuara në të tetën e finales në Champions

Futboll

Këto janë skuadrat e kualifikuara në të tetën e finales në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 21:15
Pamje nga ndeshja Manchester Utd vs. Valencia

(E plotësuar) - Gjithçka mori fund sa i përket fazës së grupeve në Champions League. Skuadra e fundit është Lyoni që iu bashkua 16 më të mirave. Në të tetën e finales në Champions League janë: Dortmundi, Atletico Madrid, Barcelona, Tottenham, PSG, Liverpooli, Porto, Schalke, Bayern, Ajax, Manchester City, Lyon, Real Madrid, Roma, Juventus dhe Manchester Utd.

Në Europa League shkojnë: Club Brugge, Interi, Napoli, Galatasaray, Benfica, Shakhtari, Plzeni dhe Valencia. Ndeshja e fundit si finale ka qenë mes skuadrës nga Ukraina Shakhtar Doneskyt dhe Lyonit, e cila përfundoi baras (1:1). Lyonit i mjaftonte barazimi, meqë edhe e ka arritur, kurse Shakhtari vetëm fitorja e kualifikonte. Në minutën e 22-të, Shakhtar avancoi me golin e Moraes, kurse Fekir barazoi në atë të 65-tën. Lyoni përfundoi në vend të dytë me 8 pikë në grupin F, dy më shumë se Shakhtar në pozitën e tretë.  Ajaxi barazoi me 3:3 me  Bayernin. Bayern avancoi ndaj Ajaxit me 0:1 me golin e Lewandowskit në minutën e 13-të. Tadiq ka shënuar dy gola në minutën e 61-të dhe në atë të 81-tën nga penalltia. Lewandowski nga penalltia barazoi 2:2 në minutën e 86-të dhe Coman realizoi për 2:3, kurse Tagliafico për 3:3 (90+5'). Valencia e mposhti me 2:1 Manchester Utd, duke iu falënderuar golave të Soler (17') e Jones (47'autogol) dhe për Manchester Utd shënoi Rashford (87').

Kampioni i Zvicrës, Young Boys e mundi me 2:1 Juventusin e Ronaldos. Në minutën e 28-të,Guillaume Hoarau ka qenë i saktë nga penalltia dhe e thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 68-të. Dybala shënon për Juven dhe ngushton humbjen në 2:1 në minutën e 79-të.

Grupi E

Ajax-Bayern   3:3 (0:1)

Benfica-AEK   1:0 (0:0)

Tabela

1. Bayern 6  5  1  0  15:5   14     

2. Ajax   6  3  2  1  11:5   12     

3. Benfica   6  2  1  3  6:11   7      

4. AEK 6  0  0  6  2:13   0

Tabela

Grupi F

Manchester City-Hoffenheimi 2:1 (1:1)

Shakhtar-Lyon 1:1 (1:0)

Tabela

1. Manchester City  6  4  1  1  16:6   13     

2. Lyon   6  1  5  0  12:11  8      

3. Shakhtar Donetsk 6  1  3  2  8:16   6      

4. Hoffenheim    6  0  3  3  11:14  3

Grupi G

Plzen-Roma 2:1 (0:0)

Real-CSKA 0:3 (0:2)

Tabela

1. Real Madrid       6  4  0  2  12:5   12     

2. AS Roma       6  3  0  3  11:8   9      

3. Plzen      6  2  1  3  7:16   7      

4. CSKA       6  2  1  3  8:9 7       

Grupi  H

Valencia-Manchester Utd 2:1 (1:0)

Young Boys-Juventus  2:1 (1:0)

Tabela

1. Juventus   6  4  0  2  10:4   12     

2. Manchester Utd   6  3  1  2  7:4 10     

3. Valencia  6  2  2  2  6:6 8      

4. Young Boys    6  1  1  4  4:12   4

Lyoni në presion të madh

Gjithçka do të vendoset sonte se cila do të jetë skuadra e 16-të në Champions League. Shakhtar apo Lyon, gjithçka do të dihet pas 90 minutave, kurse Manchester City ndeshet me Hoffenheimin, në kuadër të grupit F.

Raportimi live:

81' Tadiq përmes penalltisë kaloi në epërsi me 2:1 Ajaxin kundër Bayernit.

79' Dybala shënon për Juven dhe 2:1 në favor të Young Boys.

68' Guillaume Hoarau i jep edhe një goditje Juves, 2:0.

65' Fekir barazoi rezultatin 1:1 ndaj Shakhtari, Lyon në pozitë të mirë.

61' Sane sërish shënon dhe për 2:1 për Manchester Cityn.

61' Në Amsterdam barazohet rezultati, Ajax-Bayern 1:1. Tadiq shënon për Ajaxin.

53' Shakhtari ka epërsinë, me një këmbë drejt kualifikimit, Lyoni vetëm barazimi e çon më tutje.

47' Manchester Utd është në disavantazh me 2:0. Jones shënon autogol.

Përfundojnë pjesët e para. 45' Manchester City barazoi rezultatin 1:1 fal golit të Sanes.

33' Lyoni kërkon golin e barazimit, ndryshe me këtë rezultat bie nga garat e Championsit.

28' Young Boys në epërsi ndaj kampionit të Italisë, Juventus. Guillaume Hoarau ka qenë i saktë nga penalltia.

22' Lyon në presion, po pëson humbje nga Shakhtar. Moraes shënon për 1:0.

17' Valencia në epërsi em 1:0 ndaj Manchester Utd, autor i golit Soler. 17'Kramariç shënon për Hoffenheimin ndaj Cityt.

13' Bayern avancon ndaj Ajaxit me 1:0 me golin e Lewandowskit.

12' Ndeshja më e rëndësishme është në mes Shakhtar dhe Lyon, ende pa gola.

7' Nuk ka gola në asnjë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat