Ja si Dembele i kërkoi falje shokëve të ekipit

Futboll

Ja si Dembele i kërkoi falje shokëve të ekipit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 23:54
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele mesa duket është gati të punojë për të rregulluar sjelljen e tij. Qortimi i shokëve të ekipit dhe trajnerit si dhe gjoba rreth 200,000 euro ka bërë që ai të mendojë ndryshimin.

Aq shumë sa të hënën, përpara seancës stërvitore në prag të ndeshjes me Tottenham në Champions League, Dembele vendosi të kërkonte falje përpara të gjithë shokëve në dhomën e zhveshjes.

Sport pretendon se francezi ka thirrur të gjithë lojtarët e Barcelona-s për t’i kërkuar falje dhe gjithashtu ka premtuar se nuk do të ndodhte më.

“Ai kërkoi falje në dhomën e zhveshjes. Ne e pranuam. Ai e di se ka bërë gabime, por është një djalë i mirë,” shprehet Alena pas ndeshjes me Spurs.

Fjalimi i tij ishte i shkurtër, por me respekt. Dhe shokët e ekipit e kanë vlerësuar. Tashmë duket se çdo gjë është e kaluar.

Dhe kjo u pa në ndeshjen me Tottenham, ku shënoi një gol të mrekullueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat