Allegri: Humbëm, por e arritëm objektivin tonë

Futboll

Allegri: Humbëm, por e arritëm objektivin tonë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 08:24
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka thënë se skuadra e tij e meritoi humbjen nga Young Boys, mirëpo e ka arritur objektivin kryesor.

Juventusi mbrëmë pësoi humbje nga klubi zviceran në kuadër të Ligës së Kampionëve 2-1, kështu duke ia përfunduar ecurinë e suksesshme prej 26 ndeshjeve pa humbje.

Mirëpo skuadra italiane e ka arritur objektivin duke përfunduar në krye të grupit me 12 pikë, dy më shumë se Manchester Unitedi në pozitën e dytë.

“Ne e arritëm objektivin tonë duke e fituar grupin po ashtu në një natë ,e cila ishte e gjitha gabim”, ka thënë Allegri pas ndeshjes.

“Ne humbëm shumë raste dhe e dhuruam një penallti, kështu që në fund të ditës e merituam humbjen”.

Juventusi mund të përballet me Atletico Madridin, Tottenhamin, Liverpoolin, Schalken, Ajaxin ose Lyonin në rundin e 16-të Ligës së Kampionëve.

“Nuk ka rëndësi me kë takohemi përderisa jemi në formë të mirë në muajin shkurt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat