Bayern Munich ka gati dy transferime gjigante

Futboll

Bayern Munich ka gati dy transferime gjigante

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 08:33
Bayern Munich

Drejtori i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka thënë se ata kanë shikuar nga afër lojën e Frenkie De Jong dhe Matthijs De Ligt.

Skuadra gjermane u përball mbrëmë në xhiron e fundit me Ajaxin, ndërsa drejtori bavarezë ka thënë se ata kanë mbetur të mahnitur nga loja e tyre.

“Që të dy janë lojtarë të mrekullueshëm, dhe bënë paraqitje fantastike sot”, ka thënë Hasan Salihamidzic.

“Do të shohim çfarë na duhet. Ne do ta analizojmë atë me qetësi, por afati i transferimeve do të jetë i mahnitshëm”, ka shtuar më tej drejtori i Bayernit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat