Paulo Dybala nuk ka preferenca për shortin: Juventusi duhet t’i mposht të gjitha

Futboll

Paulo Dybala nuk ka preferenca për shortin: Juventusi duhet t’i mposht të gjitha

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 08:56
Paulo Dybala

Paulo Dybala ka thënë se Juventusi duhet t’i mposht të gjithë, kështu që nuk i intereson se kush i bie në në raundin e eliminim direkt në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët dolën të parët në grup edhe pse pësuan humbje ndaj  Young Boys me rezultat 2-1.

“Nuk e kam parë golin e anuluar, por gjëja më e rëndësishme është që ne e fituam grupin, megjithëse falë Valencias që e kishte mundur Manchester Unitedin”.

“Kemi humbur raste që të marrim epërsinë në pjesën e parë dhe që u dha atyre besim. Sapo morëm golin e dytë ne reaguam”.

“Disfata dhemb, sepse kemi ardhur këtu për të kërkuar fitore, por duhet të shërbejë si një mësim për të ardhmen”.

Juventusi mund të përballet me Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Schalke, Ajax ose Lyon në raundin e 16-të.

“Për të fituar Ligën e Kampionëve, ju duhet t’i mposhtini të gjithë, kështu që nuk më intereson se me kë do të përballemi në raundin e ardhshëm”, ka thënë Dybala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat