Capello: Duhet të gjesh futbollistë

Futboll

Capello: Duhet të gjesh futbollistë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 10:35
Fabio Capello

Një kapitullim që Fabio Capellos i lë një shije jo të mirë. Në komentin e tij për “Sky”, trajneri shpëton vetëm Mauro Icardin dhe sipas tij pjesa tjetër e skuadrës nuk ekziston.

“Unë mendoj se Interi luajti një ndeshje të madhe kundër Juventusit në pjesën e parë”, shpjegoi pas ndeshjes.

“Kur Interi duhet të fitojë, në tabelë lexohet vetëm një emër: ai i Icardit. Asnjë tjetër. Sigurisht që ekipi duhet të kishte një alternativë. Mesfusha nuk ka cilësi që spikasin, shpëton prej disa shpërthimesh, por nuk ka vazhdimësi për të nxjerrë përpara porte Icardin, i cili merr pak topa. Duhet të gjesh futbollistë që të ndryshojnë ritmin në mesfushë dhe krijojnë raste. Gjithnjë shpresohet nga Icardi dhe është shumë pak”.

Ai është i vetëm”. Fajtore mbrojtja zikaltër, mbi të gjitha në rastin e golit disavantazhit nga Lozano.

“Bëhet fjalë për një gabim trashanik në mbrojtje. Pas disavantazhit nuk është se skuadra bëri shumë. Ata treguan se kanë limite kur duhet të dalin në sulm: ai Naingolani i famshëm që duhet të ishte njeriu më shumë, që ndryshonte ritmin dhe marshin, ndoshta i mungon këtij Interi”.

Ndërsa Andrea Pirlo analizon: “U rikthye Interi i pak kohëve më parë, munguan lojtarët kyç si Naingolan dhe Perishiç. Po luajnë nën ritëm, bëjnë ndonjë ndeshje të mirë si ajo me Juven, por në fund kanë fituar vetëm kundër Frosinones gjatë periudhës së fundit”.

Ish-mbrojtësi gjen një alibi për ta shpëtuar Interin: “Kur duhet të fitosh dhe nuk e bën ka shumë keqardhje. Por ka një alibi të vogël: Interi u përball me Barcelonën më të plot të mundshme, vetëm pa Mesin, ndërsa Totenhemi jo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat