Dëmtohet futbollisti i kombëtares

Futboll

Dëmtohet futbollisti i kombëtares

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 11:57
Berat Gjimshiti

Po kalonte një moment të artë, por Berat Gjimshiti mund të ndalet. Mediat pranë Atalantës ngrenë alarmin se qendërmbrojtësi nuk është në gatishmëri të Gasperinit në këtë fundviti.

Mbrojtësi i Atalantës po vuan shqetësime muskulore në muskujt e rrëzave të kofshëve që quhet ndryshe edhe pubalgji. Për momentin, stafi mjekësor ka kërkuar nga lojtari që të kryejë disa seanca stërvitore i veçuar dhe duket se do të vërë në rrezik vetëm përballjen e radhës ndaj Lacios së Thomas Strakoshës. Gjimshiti i ka bindur të gjithë në kampin e bergamaskëve dhe ka fituar postin e titullarit me çfarë ka treguar së fundmi në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat