Trajneri i Werder Bremen flet për Milot Rashicën, thur lëvdata për lojtarin

Futboll

Trajneri i Werder Bremen flet për Milot Rashicën, thur lëvdata për lojtarin

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:29
Milot Rashica

Hap pas hapi drejt formacionit startues. Milot Rashica po rikthehet në formën e tij.

Rashica ishte pjesëmarrës në konferencën për shtyp të Werder Bremen, në prag të sfidës me Dortmund.

Për lojtarin kosovar, fjalë të mira pati trajneri i skuadrës, Florian Kohfeldt, i cili thuri disa lëvdata për të.

“Për një kohë të caktuar, ai pati problem të kuptonte taktikat defensive dhe lëvizjet pa top” ka thënë trajneri Kohfeldt.

Gjithsesi, Miloti ka reaguar shumë mirë. Kjo është evidente edhe në seancat stërvitore, ku ai po punon me shumë entuziazëm.

“Unë kisha një ide të qartë se çfarë Miloti mund të bënte që nga dita kur erdhi në skuadër. Ai mund të vendosë ndeshjen, dhe këmba e tij e djathtë është armë shumë e fortë” ka thënë tutje trajneri i Bremen.

Rashica deri më tani ka luajtur vetëm 119 minuta në Bundesliga. Gjithashtu edhe në ndeshjet e Kosovës, shpeshherë është inkuadruar nga banka rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat