I ka orët e numëruara

Futboll

I ka orët e numëruara

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:38
Keylor Navas

Portieri Keylor Navas mesa duket i ka orët e numëruara në Madrid. Transferimi i belgut Thibaut Courtois ka bërë që portieri tjetër i “Los Blancos” të ulet në bankë. Kjo situatë nuk është pëlqyer aspak nga ana e Navas, i cili nuk e pranon bankën, kjo edhe për faktin se paraqitjet e tij me Realin në sezonet e kaluara ka qenë pozitive. Gjithsesi është vetë numri një i stolit të “mbretërorëve”, Santiago Solari, i cili i ka hapur derën portierit nga Kosta Rika. Destinacionet janë të shumta, por më se shumti e ardhmja e Keilor Navas është e lidhur me Premier League, që përkon edhe me vetë dëshirën e gardianit.

Agjentët e tij janë duke punuar në mënyrë intensive që sa më shpejt në dyert e Realit të Madridit të paraqiten ofertat që mund të vijnë në janarose gjatë verës. Me largimin e Zidanes nga banka i Los Blancos, Navas e humbi rolin e titullarit e ndikuar kjo edhe prej transferimit të Courtois. Ndërkohë që trajneri aktual i madrilenëve, Solari ka bërë zgjedhjen e tij, belgu titullar në Champions dhe La Liga, teksa Navas vetëm në Kupën e Mbretit. Zgjedhje e papranueshme për 31-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat