Interi detyrohet ta shesë lojtarin kryesor - Bota Sot
Interi detyrohet ta shesë lojtarin kryesor

Futboll

Interi detyrohet ta shesë lojtarin kryesor

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:24
Interi

Interi mund të detyrohet të heq dorë nga lojtari kryesor verën e vitit të ardhshëm.

Skuadra e trajnerit Luciano Spalletti, mund të detyrohet të shesë një nga lojtarët më të mirë të saj viteve të fundit, për t’iu përmbajtur rregullave financiare.

‘Calciomercato’ raporton se Inter mund ta shesë mbrojtësin Milan Skriniar, për t’iu përmbajtur rregullave financiere të ‘Fair Play’.

Inter ka nevojë për 50 milionë euro për të shmangur sanksionet nga UEFA, dhe shitja e reprezentuesit sllovak mund të mbulojë shumën e kërkuar.

Skriniar aktualisht vlerësohet rreth 75 milionë euro, dhe për të kanë shfaqur interesim skuadra si Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona.

23 vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2017, kur ishte transferuar nga Sampdoria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...