Berisha: Ballkani u dëmtua në disa ndeshje!

Futboll

Berisha: Ballkani u dëmtua në disa ndeshje!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:49
Visar Berisha

Ballkani nga Theranda ka një mundësi ideale që të shkojë sa më lartë në garat e Kupës së Kosovës në futboll. Therandasit janë në çerekfinale të Digitaalb Kupës dhe do të takohen me Kikën në Hogosht, anëtar i Ligës së Parë.  Sa i përket kampionatit, therandasit nuk patën ecuri ashtu siç pretenduan, duke ngecur në pozitën e nëntë me 21 pikë, e cila nuk i garanton qetësi në stinorin pranveror, kur dihet se është zonë e barazhit.  Në kolektiv janë të bindur se do t’i ikin edhe zonës së barazhit. Futbollisti i Ballkanit, Visar Berisha,  tha se është një ecuri e mirë në garat e Kupës së Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme ecja e mirë në Kupë, pasi që në kampionat përkundër ndeshjeve të mira na mungon shumë fati dhe tani gjendemi në pozitë jo të mirë. Jam shumë i lumtur që ekipi i zhvilloj një lojë të mirë si taktikisht po ashtu edhe me rezultat u dëshmua, që jo rastësisht e mundem për herë të tretë Gjilanin, një ekip mjaft stabile në kampionat. Po ashtu jam shumë i kënaqur edhe me shortin, pasi që na jep një mendim dhe shpresë së FC Ballkani, me një angazhim mund të shkoj deri në fund të kësaj gare, gjë që na jep një motiv shtesë si në organizim të mirë të ekipit po ashtu edhe në përforcime. Besoj që drejtuesit e klubit të janë më aktiv gjatë këtij afati dhe të përforcohemi me disa lojtar kualitativ”, thotë Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Nga pozita e katërt, ku gjendet Gjilani me 27 pikë e deri të i parafundit Ferizaj përkatësisht pozita e 11-të (me 15 pikë), nuk e kanë qetësinë dhe i pret një pranverë shumë e nxehtë. Berisha mendon se Ballkani do të jetë më i fortë në pranverë: “Ballkani e shoh në pranverë me disa përforcime cilësore, që do të bëjnë shumë më të fortë”. Si e vlerësoni vjeshtën, a keni pritur se do të jeni në këtë pozitë? “Me thënë të drejtën, nuk e kemi pritur përkundër disa përforcimeve që i kemi marr, që janë mjaft cilësore, ekipit i mungoi fatit.

Në disa raste kemi qenë të dëmtuar nga ana e disa gjyqtarëve”, theksoi ai. Berisha edhe si shumë njohës tjerë mendon se tri skuadra e para në renditjen tabelore, si Prishtina, Feronikeli dhe Llapi, janë në garë për titull. “Sa i përket mbijetesës, unë them që prej vendit të 4-të e deri të i 11-të, janë të gjitha në garë për ekzistencë”, thotë futbollisti. Çka synon Ballkani dhe për sa pikë është dëmtuar? “Ballkani synon mesin e tabelës, sepse ka sponsor të fortë në Superligën tonë. Po ashtu po ashtu është dëmtuar në 2-3 ndeshje”, përfundoi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat