Këto janë skuadrat e interesuara për futbollisitin shqiptar

Futboll

Këto janë skuadrat e interesuara për futbollisitin shqiptar

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:10
Shkodrani Armando Vajushi

Shkodrani Armando Vajushi, duket shumë pranë kalimit në kampionatin rumun.  Sipas “prosport.ro”, menaxheri i 27-vjeçarit, Sokol Haxhia, ka qenë i pranishëm në 3 sfidat, Dinamo e Bucurestit-Cluj, Botoshani-Poli Iashi dhe Astra-Botoshani. 
Shanset janë të mëdha që Vajushi t’i bashkohet Botoshanit, skuadër ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptarEnriko Papa, gjithsesi një opsion mjaft i mirë mbetet dhe Dinamo e Bukureshtit.

Momentalisht shkodrani është pa ekip, teksa skuadra e fundit që është aktivizuar ka qenë Avelini. 27-vjeçari është i lirë që nga vera e këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat