FSHF fsheh gjyqet

Futboll

FSHF fsheh gjyqet

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:16
FSHF fsheh gjyqet

Federata Shqiptare e Futbollit njihet tashmë për mungesën e theksuar të transparencës në shumë çështje. FSHF bën gjithçka për të fshehur çështje nga më të ndryshmet, pavarësisht se e ka për detyrë që t’i publikojë, në respekt të opinionit dhe barazisë së kampionateve që organizon.

Në një vëzhgim të shpejtë në faqen zyrtare të institucionit të futbollit në internet, shihet se në sektorin ku duhet të publikohen vendimet e Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve, azhornimi i fundit është bërë më 13 mars 2015. Më shumë se tri vite e gjysmë që federata nuk bën publik asnjë vendim në lidhje me gjyqet që zhvillohen në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

Një mungesë e theksuar transparence, gjë që përdoret më pas nga federata për të dhënë dënime selektive, duke prishur garën dhe kampionatet siç ka ndodhur në shumë raste. Federata është kthyer tashmë në një bunker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat