Përleshje pastaj i vënë flakën stadiumit!

Futboll

Përleshje pastaj i vënë flakën stadiumit!

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:39
Përleshje

Ashtu si ishte paralajmëruar, në Romë, prag ndeshja Lazio-Frankfurt, ka sjellë trazira, probleme por sidomos dëme dhe prishje e qetësisë publike. Faji i 10 mijë tifozëve gjermanë që kanë udhëtuar në Itali, për të mbështetur skuadrën e tyre. Çështje pasioni, pasi Eintracht është kualifikuar me kohë dhe si vend i parë në grup.

Pak larg Olimpico-s, ka pasur përplasje me tifozë të Lazios dhe policisë. Sipas raportimit, mund të kenë qenë edhe ultrasit e Atalantas, që janë të binjakëzuar me gjermanët dhe mund t’i jenë bashkuar në Romë. Disa janë ndaluar nga policia dhe shoqëruar në komisariat.

Qytetarët e Romës, të bllokuar në trafik, kanë ngritur zërin: “E turpshme si bllokohet Roma për  një ndeshje. Do marrim fëmijët nga shkolla ose kemi mpenjime!”. Sakaq, tifozët e Lazios, që nuk lejohen në stadium, megjithatë kanë qenë në rrugë. Pastaj në një formë i vënë flakën stadiumit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat