“Pogba do të shty përpara kalimin në Real Madrid”

Futboll

“Pogba do të shty përpara kalimin në Real Madrid”

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 22:32
Paul Pogba

Francezi po vuan që të këtë konsistencë në ndeshje pas kalimit për shumë para në Old Trafford, por ai është krahasuar me Diego Maradonën nga një ish lojtar i Unitedit.

Paul Pogba do të bëj përpjekje për të shtyrë një transfer në drejtim të Real Madridit, pasi që Premier Liga nuk i përshtatet, ka thënë ish anësori i Manchester United, Andrei Kanchelskis.

“Mendoj që Paul Pogba do të kërkojë një lëvizje të Real Madridit në këtë verë. Nuk mendoj që stili i Premier Ligës i përshtatet atij por ne mund të shohim një lojtarë tjetër nëse ai luan në Itali apo Spanjë. Ai nuk i përshtatet stilit të lojës së Barcelonës, por është do ti përshtatej perfekt Real Madridit. Ai aty do ta tregonte vetën më shumë në fushë se në ndonjë tjetër”, ka thënë ish anësori për Bwin.

“Pogba ka dështuar për të treguar vazhdimësi në lojë prej që u bashkua m United dhe është koha për ndryshim. Nëse Pogba dëshiron që të largohet si lojtar i madh, ai ka nevojë të gjëjë një skuadër që i përshtatet. Maradona kurrë nuk arriti që të përshtatet në Barcelonë, por ishte më i miri kur luajti për Napolin, njëjtë mund të ndodh me Pogban”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat