Alba për ‘dështakun’ e Chelsea: Është i mirëpritur te Barcelona

Futboll

Alba për ‘dështakun’ e Chelsea: Është i mirëpritur te Barcelona

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 08:16
Alvaro Morata

Alvaro Morata do të ishte i mirëpritur te Barcelona, nëse vendos të largohet nga Chelsea.

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë se bashkëvendësi i tij, Alvaro Morata, do të ishte i mirëpritur në ‘Camp Nou’.

Sulmueis 26 vjeçar ka qenë i lidhur me një largim nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit, me Milanin që po ashtu po interesohet për shërbimet e tij.

Që nga transferimi i tij nga Real Madrid në vitin 2017, Morata ka shënuar 16 gola në 45 ndeshje në Premierligë, me gjashtë prej tyre që erdhën në gjashtë ndeshjet e para të ligës.

“Morata është një lojtar që unë e vlerësoj shumë, ka luajtur në nivele të larta për shumë vite”, ka deklaruar Alba, kur është pyetur për një transferim të mundshëm të sulmuesit te Chelsea te Barcelona.

“Nëse thashethemet janë të vërteta, ai do të ishte i mirëpritur, ashtu siç janë të gjithë lojtarët e rinj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat