Mourinhos i shfaqet një problem i ri te Man Utd

Futboll

Mourinhos i shfaqet një problem i ri te Man Utd

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 08:39
Jose Mourinho

Jose Mourinhos i është shfaqur një problem i ri te Manchester United.

Trajneri portugez është i dëshpëruar nga mungesa e aktivitetit të klubit në tregun e transferimeve pak kohë para afatit kalimtar të janarit.

Një burim i afërt me trajnerin ka thënë se Mourinho është i zemëruar me klubin, që nuk ka bërë politikën e transferimeve për afatin kalimtar dimëror, shkruan ‘DailyStar’.

Manchester United nuk është duke punuar në blerjen ose shitjen e lojtarëve të mundshëm për afatin e radhës, veprim që po cilësohet qesharak nga Jose Mourinho.

Jose Mourinho ka shprehur haptas dëshirën që së paku një mbrojtës cilësor t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat